Latifi: Para 160 vjetësh Von Hahn shkroi për homoseksualitetin në Prizren

Aktuale

Latifi: Para 160 vjetësh Von Hahn shkroi për homoseksualitetin në Prizren

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:55
Blerim Latifi

Pas reagimeve që nxiti shfaqja hyrëse e Dokufestit me performancë nudo, profesori i Filozofisë Blerim Latifi ka treguar një rrëfim për Prizrenin e para 160 vitesh, siç e ka dokumentuar themeluesi i Albanologjisë Johanes Von Hahn.

Postimi i plotë i Latifit:Pas reagimeve që nxiti shfaqja hyrëse e Dokufestit me performancë nudo, profesori i Filozofisë Blerim Latifi ka treguar një rrëfim për Prizrenin e para 160 vitesh, siç e ka dokumentuar themeluesi i Albanologjisë Johanes Von Hahn.

Postimi i plotë i Latifit:

Në Prizren, në vendin ku u dha ajo shfaqja hyrëse e Doku Festit që na paska alarmuar gardianët talebanë të të ashtuquajturit “moral tradicional”, fiks 160 vjet më parë po qëndronte austriaku i famshëm Johann von Hahn, themeluesi i Albanologjisë.

Gjatë qëndrimit në Prizren ai u njoh me jetën sociale të qytetit dhe ato që pa e mësoi i botoi në librin e tij “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”. Mes shumë dukurive që pa, ishte edhe praktika e përhapur e homoseksualitetit në qytet. Për këtë ai shkroi:  “Në fakt, në popullsinë e këtushme muhamedane zotëron dashuria e djemëve (pederastia), më tepër se në çdo vend tjetër të Shqipërisë, duke shkaktuar një burim të pashterrshëm xhelozie, armiqësish, allishverishesh dhe vrasjesh”.

Dëshmi të tjera për homoseksualizmin otoman të shqiptarëve, përveç kësaj të Hahn, gjenden edhe në kapitullin 11 të librit “Islamic Homosexualities: Culture, History, and Literature” të autorëve Stephen O. Murray and Ëill Roscoe.

Prandaj, ju zotërinj talebanë shqipfolës, kur merrni të diskutoni për këtë punë, mos u thirrni fort në traditën, se pastaj llogaritë u dalin keq. Lexoni pak më shumë, se mbase bëheni ma mendjehapur dhe, rrjedhimisht, edhe ma tolerantë. Kurrë nuk është vonë me dalë nga shpella e paditunisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat