Vrasja në Prishtinë, “Duka” në arrati, “Italiani” trajtohet në QKUK

Aktuale

Vrasja në Prishtinë, “Duka” në arrati, “Italiani” trajtohet në QKUK

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Organet e drejtësisë ende nuk kanë arritur të e prangosin të shumëkërkuarin edhe nga FBI, Dukagjin Nikollën i njohur si "Duka", i cili edhe dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, përdorim i armës e shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Derisa, dyshimet për gjujtje me armë zjarri në afërsi të objektit ku po trajtohet, Andi Pajaziti i dyshuari kryesor për vrasjen në Bon Vivant, nuk janë konfirmuar nga Policia, por vetëm nga drejtori i Klinikës. E pamjet e momentit të vrasjes tashmë kanë vërshuar rrjetet sociale

Dyert e këtij lokali në qendër të Prishtinës, vazhdojnë të jenë ende të mbyllura.

Brenda tij dy ditë më parë, u vra një person e shumë të tjerë mbetën të plagosur e të lënduar. Për ngjarjen që ndodhi brenda, tashmë janë publikuar edhe video, ku shihet momenti i vrasjes së Kastriot Ramadanit.

Për këto veprime tashmë 3 të dyshuarve iu është caktuar masa e paraburgimit, nga Gjykata në Prishtinë.

E në kërkesën e paraburgimit, të cilën e ka siguruar Dukagjini, sqarohen veprat që rëndojnë mbi të dyshuarit, që fillimisht ishin përleshur e më pas kishin nxjerr edhe armët.

Aty thuhet se Andi Pajaziti, dyshohet për veprinë penale vrasje e rënd, përdorimi i armës dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.  Derisa Hisni Gecaj pjetarë i FSK-së, e Gëzim Zakuti, dyshohen për veprën penale pjesmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje.

E për lëndimin e Andi Pajazitit, i njohur si Italiani, i dyshuar është Dukagjin Nikollaj, i cili vazhdon të jetë në arrati, e i kërkuar edhe nga FBI. Derisa, njësite të policisë vazhdojnë të qëndrojnë në QKUK.

“Në Klinikën e Ortopedisë nga mbrëmë janë shtuar masat e sigurisë. Kjo për shkak të dyshimeve për gjuajtje me armë në afërsi të këtij objekti, ku edhe po trajtohet Andi Pajaziti, i dyshuar për vrasjen në Bon Vivant”.

Por, gjuajtjet me armë ndonëse janë konfirmuar nga drejtori i Klinikës së Ortopedisë, nga Policia e Kosovës kanë thënë se nuk kanë ndonjë informacion të tillë.

Gani Jashanica, drejtori i Klinikës së Ortopedisë ka thënë se “Nga ekipi kujdestare jam informuar në mëngjes se ka pasur shtim të masave të sigurisë nga Policia dhe brenda Klinikës nuk ka pasur ndonjë problem. Mirëpo nga policia jo zyrtare kanë dëgjuar të shtëna jashtë Klinikës, mirëpo brenda ne klinikë nuk ka pasur”.

Fanol Krasniqi, avokat i cili përfaqëson Andi Pajazitit, ka thënë se nuk ka mundur të flasë me klinentin e tij dhe se për dyshimet për gjuajtje me armë është informuar nga mediat.

Ndërsa drejtori i Klinikës, ka treguar për gjendjen e të lënduarve që po trajtohen ende aty.

Jashanica ka thënë se “Kurse tjetri me lëndime të muskujve dhe indeve të buta është duke qëndruara për arsye se është i inkriminuar me rastin. Sot kishte shkuar edhe pacientja që ka predhën, nuk ka deficite nero-vaskulare, do të thotë gjendja e tyre e përgjithshme është e mirë. Në mbetje për momentin janë dy pacientë, njëri me fraktura të hapur të regjionit të bërrylit e shkarkuar nga armët e zjarrit, dhe tjetri me plagë tejshpuese që mendojë që edhe këtë ta lirojmë ne shtëpi, kështu që jetë vetëm një”.

Gjatë së premtes, në lokalin Bon Vivant, pas një përleshje të armatosur, përvec 39 vjeçarit që nuk ka arritur tu mbijetoj plagëve aty u plagosën edhe 6 persona e u lënduan 17.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat