Bislimi reagon pas dorëheqjes së Mehajt: Me shpresën që përsëri do na kryqëzohen rrugët e bashkëpunimit

Aktuale

Bislimi reagon pas dorëheqjes së Mehajt: Me shpresën që përsëri do na kryqëzohen rrugët e bashkëpunimit

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:38
Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Bislimi ka falënderuar Mehajn për kontributin, teksa ka thënë se kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm.

“Falenderim dhe mirënjohje e veçantë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

I uroj shumë suksese në angazhimet e tij të ardhshme Armendit, me shpresën që përsëri do na kryqëzohen rrugët e bashkëpunimit”, ka shkruar Bislimi në një postim në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat