Osmani: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë

Aktuale

Osmani: Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund t’i arrijnë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:36
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka vizituar futbollistet e reja nga klubet “Prishtina” dhe “Brezovica”.

Ajo gjatë ditës së sotme do ta përcjellë një ndeshje miqësore që do të realizohet mes këtyre dy klubeve.

Përmes një video-live në rrjetin social Facebook, Osmani u bën thirrje vajzave të Kosovës që të merren me sporte dhe me aktivitete sportive.

 

“Nuk ka maja që vajzat e Kosovës nuk mund ti arrijnë”, u shpreh Osmani.

Kurse Osmani i uroi suksese Kosovare Asllanit në Kupwn e Botës Kosovare me kombëtaren e Suedisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat