Minatorët e Trepçës nuk kanë marrë ende pagat e muajit korrik

Aktuale

Minatorët e Trepçës nuk kanë marrë ende pagat e muajit korrik

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 21:30
Trepca

Punëtoret e ndërrmarrjes Trepca po vazhdojnë ende të ballafaqohen më probleme të shumta. Vonesat e pagave, mungesa e sigurimit, punëtorët e moshuar janë vetëm disa nga shqetësimet që ata ia paraqiten në letër Kryeministrit Albin Kurtit, por që ndonëse kanë kaluar një javë, i njëjti nuk iu ka kthyer një përgjigje. Nga sindikata e punëtorëve thonë se ende nuk i kanë marr pagat e korrikut

Shumë metra nën tokë punojnë për të ndriçuar pjesën me të madhe të vendit, mirëpo minatorëve të Trepçës zërin e tyre të pakënaqësive nuk po ia dëgjojnë qeveritarët.

Sindikata e punëtorëve të kësaj ndërmarrje ka shprehur përmes një letër publike gatishmërinë për një takim me shefin e ekzekutivit mirëpo tash e një jave përgjigje nuk kanë marrë.

Arsyeja e takimit sipas, Ibrahim Jonuzit, ka të bëjë me gjendjen e rëndë të punëtorëve që punojnë në minierë.

Ibrahim Jonuzi nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka deklaruar se “Kemi dërguar edhe kërkesë për takim dhe ende nuk kemi marr një përgjigje. Kjo është në interes të shtetit pasi Trepça ka nevojë për informim të saktë dhe të drejtë pasi jemi në një gjendje të rëndë”.

Përpos gjendjes, Jonuzi tregon se mbi 1000 punëtorë ende nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.

“Problemi ende është, mungesa e investimeve ka bërë që të jemi në një gjendje të vështirë pasi është data 08 e pagat ende nuk janë realizuar”.

E ndonëse Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar një kredi për të dal nga kriza muaj më parë, Jonuzi thotë se nuk di se çfarë ka ndodhur me ato para.“ Qeveria e Kosovës në muajin shkurtë ka votu për të miratuar një kredi rreth 20 milion euro ne ende jemi në pritje dhe nuk kemi informacione se çfarë ka ndodhë, pasi jemi në një gjendje tepër të rëndë pasi po përballemi më mungesë edhe të gjerave elementare për funksionimin e prodhimit”, ka deklaruar Jonuzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat