Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:04
Rrezarta Krasniqi

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka harruar personat e pagjetur.

Ajo ka thënë se Kurti ka rehabilituar në qeverisje njerëz që kanë qenë të përfshirë në luftën e fundit, duke nënkuptuar për Radoica Radomiroviq

Për këtë ajo thotë se nuk e dinë nëse Kurti ”ka fytyrë t’iu dalë përpara familjarëve të pagjeturve”.

"Erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, sot i ka harruar ata. I ka harruar dhimbjet e shumë nënave.  Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe. Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur?”, ka shkruar ajo në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat