Publikohet fotoja, ky është 39 vjeçari që mbeti i vrarë sot në Skenderaj

Aktuale

Publikohet fotoja, ky është 39 vjeçari që mbeti i vrarë sot në Skenderaj

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjesin e hershëm në një kafiteri në Skenderaj, ku mbetën të plagosur tre persona dhe një mbeti i vdekur.

Viktima është Nexhmedin Loshi, 39 vjeç nga fshati Pemishtë i Skenderajt.

Të plagosur kanë mbetur: Qendrim Januzi [i lindur 1991],Fidan Januzi [i lindur 1982],Muhamet Ramadani [i lindur 1988].

Image
Nexhmedin Loshi

Policia ka njoftuar se nga hetimet e para dyshohet se dy persona kanë hyrë në një kafiteri dhe kanë shtënë, ndërsa policia i ka nisur hetimet e në vend ngjarje janë gjetur disa gëzhoja.

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa të dyshuarit janë në kërkim të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat