Forca të shumta të policisë pas tragjedisë në Skënderaj, dalin pamjet

Aktuale

Forca të shumta të policisë pas tragjedisë në Skënderaj, dalin pamjet

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

N.L., 39-vjeçar, ka mbetur i vrarë dhe tre persona janë plagosur në një kafiteri në Runik të Skënderajt.

Dy të dyshuar, që sipas policisë hynë të maskuar në kafiteri, ndodhen në arrati.

“Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, konfirmoi policia.

@rajoni.org

Vrasja në Skenderaj, portali rajon.org sjelle pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në oret e mengjesit sot në fahatin Runik të Skenderajt, shkruan portali rajoni.org. Rajoni ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihen forca të policisë para lokali dhe ekipet shëndetësorë. Në ngjarjen e rëndë në të cilen raportoj rajoni; një person mbeti i vrare dhe tre të tjerë të plagosur - dyshohet se u krye nga persona të maskuar, të cilet kishin hyre me dy arme automatik dhe kishin qëlluar në drejtim të viktimave. Burimet e rajonit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se skena ishte rrëqethëse nga ajo çfarë kishin parë.

♬ Breaking News - Breaking News

Pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetin social TikTok.

“Nga hetimet  e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes,  dyshohet  se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri  kanë shtënë  me armë dhe  janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë  gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja”, informon policia.

“Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i  cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i  pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha policia.

Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

“Hetuesit e Sektorit Rajonal, janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve  të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”, ka njoftuar policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat