Spahiu: Të rindërtohet Xhamia e Ibrit, të hapet një shkollë në gjuhën shqipe dhe boshnjake në veri

Aktuale

Spahiu: Të rindërtohet Xhamia e Ibrit, të hapet një shkollë në gjuhën shqipe dhe boshnjake në veri

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 18:29
Nexhemdin Spahiu

Profesori, Nexhemdin Spahiu, ka thënë se pushteti në katër komunat veriore para së të shkojë në zgjedhje të parakohshme duhet t’i përfundoi tri detyra që sipas tij janë shumë të rëndësishme, “rindërtimi i Xhamisë, hapja e një Shkolle në Gjuhen shqipe dhe boshnjake në komunën veriore të Mitrovicës dhe hapja Urës së Ibrit”.

Sipas tij këto gjera nuk do të realizohen nga kryetari i ardhshme serbë në krye të komunës së Mitrovicës Veriore.

“Sepse Ai thotë i kam këta ekstremistë në qaf pse nuk e realizuat ju sa ishit në [krye të komunës] kur e patë pushtetin”, ka thënë Spahiu.

Për spahiun vetëm të nisinë ndërtimi i Xhamisë dhe ajo sipas tij do të përfundoi pas serbët nuk do të mund të protestojnë kundër saj.

Më tutje ai ka thënë se “deeskalim i situatës në veri është në interes të Kosovës”.

Ai ka përfunduar duke thënë se situata është me qetë për shkak të arrestimit të disa personave që sipas tij kanë qenë në krye të strukturave paralele nga Policia e Kosovës dhe ai ka shtuar duke pretenduar se pjesa e madhe këtyre kriminaleve është duke u strehuar në Serbi dhe për të kjo është arsye pse situata në veri është kaq e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat