Tragjedia e Runikut: “I maskuar qëlloi në kë mundi”

Aktuale

Tragjedia e Runikut: “I maskuar qëlloi në kë mundi”

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga plumbat që u shkrepën në një lokal nate në Runik të Skënderajt, u vra një person e të paktën tre të tjerë u plagosën.

I vrari, 39-vjeçari me inicialet N.L. është djali i pronarit, derisa media merr vesh se ndër të plagosurit është edhe një nga valltaret e këtij lokali, e cila nuk pranoi të mjekohet.

Sipas klientëve që qenë aty në kohën kur u krye krimi, ai që shtiu drejt tyre nuk qe i vetëm.

Njësoj si dëshmitarët, as organet e rendit ende nuk arritën t’i identifikojnë të dyshuarit.

Ndërkohë, njëri nga të plagosurit që u dërgua për trajtim në QKUK është në gjendje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat