“Lufta e FARK-ut në Kosovë”, Bicaj: Na pat mbetur një anije me armatim në portin e Durrësit, kurrë s’e kemi marrë

Aktuale

“Lufta e FARK-ut në Kosovë”, Bicaj: Na pat mbetur një anije me armatim në portin e Durrësit, kurrë s’e kemi marrë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 23:17
Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit

Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka treguar se në atë kohë (gjatë kohës së luftës) ishte një situatë shumë e vështirë me një embargo në armatim, por ata kanë bërë përpjekje për të organizuar Forcat e Armatosura të Kosovës sa më shpejt që ishte e mundur.

Ai ka theksuar se një anije me armatim ishte dërguar në portin e Durrësit për ta ndihmuar, por armatimi në anije nuk u mor në përdorim nga vetë FARK-u.

Për të bërë më të qartë, Bicaj ka shtuar se armatimi i mbetur më vonë nuk u administrua nga shteti shqiptar, por nga një entitet "më lartë" jashtë tij, i cili u mundua të ua shesë këto armë.

Halil Bicaj, ish-Ministri i Mbrojtjes në ish-Qeverinë e Bujar Bukoshit, ka dhënë një intervistë ku ka diskutuar rreth luftës së “vonuar” të Forcave e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) në luftën që po zhvillohej në Kosovë kundër okupatorit serb.

Bicaj, ka thënë se kanë vepruar në mënyrën më të shpejt që kanë mundur, duke theksuar se atëbotë një anije me armatim u kishte mbetur ne portin e Durrësit. Dhe këto armë më vonë “dikush më lartë dhe jo shteti shqiptar” do të tentonte tu’a shiste, pra armët e tyre.

“Ne kemi vepruar në mënyrën më të shpejt të mundur në atë kohë. Njerëzit harrojnë që kemi pasur embargo në armatim. Neve na ka ardhë një anije me armatim në portin e Durrësit, kurrë se kemi marrë. E ka marrë dikush tjetër, pastaj tentojshin të m’i shtinin armët e mia, mua. Armët që janë kanë për ushtrinë e Kosovës. Nuk është shteti shqiptar por dikush më lartë që e ka bërë këtë”, ka thënë Bicaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat