Serbia pa investime në shkollat shqipe në Luginën e Preshevës

Aktuale

Serbia pa investime në shkollat shqipe në Luginën e Preshevës

Më: 12 gusht 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Në tri komuna në Luginë pritet të fillojë bashkimi i shkollave, për shkak të uljes së numrit të nxënësve. Serbia ka investuar rreth 5,3 milionë euro në shkollat serbe por jo edhe në ato shqiptare. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thekson se në shkollat ku vijojnë mësimin nxënësit shqiptar, pavarësisht gjendjes së rëndë, shteti serb nuk financon rikonstruktimet e objekteve.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka thënë se e kanë mirëpritur ndarjen e 254 mijë eurove për Luginën e Preshevës për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2023-2024.

Përkundër kësaj Lutfiu përmend se ka tekste që nuk lejohen nga Serbia për furnizim të nxënësve shqiptarë.

Ai ka përmendur se Serbia ka investuar rreth 5,3 milionë euro në shkollat serbe, por jo edhe në ato shqipe.

Për këtë gjendje Lutfiu thotë se do t’i drejtohet me letër kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka përmendur edhe nurin e ulët të nxënësve në shkolla.

Sipas tij për këtë shkak në tri komunat në Luginë pritet të fillojë bashkimi i shkollave.

Në anën tjetër, ai flet edhe për ndaljen e qytetarëve dhe personaliteteve politike të Luginës, në pikat kufitare me Serbinë. Ai shprehet se qytetarëve po tentohet t’i futet frika me përndjekjet që po u bëhen në kalimet kufitare.

Ditë më parë, Ardita Sinani e cila është këshilltare politike e kryeministrit, Albin Kurti, ka thënë se është ndaluar nga policia serbe për mbi një orë në vendkalimin kufitar Muçibabë.

Ajo ka shtuar se nuk ka marrë asnjë sqarim për arsyen e ndalimit ndërsa ka theksuar se ky rast do të jetë shtytje më e madhe për të folur me zë të lartë për diskriminim shtetëror serb ndaj shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat