Mërgimtarët presin deri në pesë orë në kufi për të dalë nga Kosova

Aktuale

Mërgimtarët presin deri në pesë orë në kufi për të dalë nga Kosova

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 07:40
Foto ilustrim

Mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdar.

Siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Emergjent në përditësimin e orës 06:33 pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare shkojnë deri në pesë orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona.

Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, por jo sikurse në Merdar.

Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në Muçibabë deri në 15 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona dhe pritje të gjatë.

Image
Grafika
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat