Bekë Berisha tallet me të arrestuarin Ridvan Muharremi: Pse more Ridi nuk t’hollon petë lakrori

Aktuale

Bekë Berisha tallet me të arrestuarin Ridvan Muharremi: Pse more Ridi nuk t’hollon petë lakrori

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 10:15
Bekë Berisha

Policia e Kosovës sot ka arrestuar afaristin Ridvan Muharremin për aferën e rezervave shtetërore.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është tallur me të, i cili është edhe pronar i një furre buke, se pse u përzie në biznesin e armëve.

“Pse veq në Kosovë furragjia pretendon me u bo mafiash , po pse more Ridi nuk t’hollon petët e laknorit po perzihesh në kontrabandë boterore të armeve! Vjedhja në vaj kemi mirkuptim sepse vaji ka lidhje me burek! Por arme dhe laknor nuk kanë lidhje!”, ka shkruar ai.

Muharremi pas arrestimit është dërguar në Prokurori Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat