“Rrena i ka këmbët e shkurtra!”/ U raportua se Kurti po intervistohet nga Prokuroria Speciale, reagon Tomë Gashi

Aktuale

“Rrena i ka këmbët e shkurtra!”/ U raportua se Kurti po intervistohet nga Prokuroria Speciale, reagon Tomë Gashi

Nga: M.L. Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:24
Tomë Gashi

Disa media sot kanë raportuar se kryeministri I Kosovës, Albin Kurti është duke dhënë intervistë në Prokurorinë Speciale për rastin e dyshimeve për keqpërdorimin me rezervat shtetërore.

Mirëpo, ky lajm doli të mos jetë i vërtetë dhe për këtë ka reaguar avokati Tomë Gashi.

Ai tha se ky lajm u bë për shkak të klikimeve dhe se kryeministri Kurti është në një ngjarje të cilën e ka pasur të planifikuar në agjendën ditore.

Rrëfimi i plotë:

Rrena i ka këmbët e shkurtra!

Albin Kurti nuk është duke hyrë në Prokurorinë Speciale - siç u raportua nga disa media, për shkak të klikimeve të cilat sjellin pak lek.

Albin Kurti është në Kino Armata, në eventin e lansimit të masave për subvencionim te pajisjeve efecientë për qytetarët.

Ps. Albin Kurti edhe mund të shkojë në Prokurorinë Speciale - por vetëm për t’i parë renovimet milionëshe të cilat ka qenë e mundur të bëhen shumë me mirë e më shumë më pak lek.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat