Ndalohen për 48 orë Ridvan Muharremi e dy zyrtarët e MINT, këto janë veprat penale për të cilat dyshohen

Aktuale

Ndalohen për 48 orë Ridvan Muharremi e dy zyrtarët e MINT, këto janë veprat penale për të cilat dyshohen

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:05
Arrestimi i Ridvan Muharremit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se pas bastisjeve të sotme në disa lokacione, janë arrestuar tre persona, biznesmeni Ridvan Muharremi dhe dy zyrtarë të MINT.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të arrestuarit dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L.

Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Personat e arrestuar, do të dërgohen në mbajtje për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktimin e paraburgimit.

Kujtojmë se biznesmeni Muharremi është shoqëruar në polici pas bastisjeve që zgjatën disa orë. Muharremi ndryshe njihet si person i afërt me pushtetin.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Partitë politike opozitare kanë kërkuar shkarkimin e Ministres Hajdari pas këtyre arrestimeve, derisa kyryeministri Kurti ka bërë të ditur se për këtë çështje do të deklarohet më vonë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat