Vendimi i Qeverisë që çoi në burg Ridvan Muharremin

Aktuale

Vendimi i Qeverisë që çoi në burg Ridvan Muharremin

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:58
Pamje nga lokali i Ridvan Muharremit

Me datë 26 shkurt të vitit 2022, Qeveria e Kosovës, kishte marrë vendim që të anashkalohet ligji i prokurimit dhe të bëhen negociata direkte.

Ky vendim është marrë pas kërkesës së Departamentit të Rezervave Shtetërore, që të mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit.

“Aprovohet kërkesa e Departamentit të Rezervave Shtetërore – Ministria e Industrisë, Ndërmmarrësisë dhe Tregtisë, që t’u mundësohet përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave, duke e klasifikuar lëndën e kontratës si sekret”, thuhet në dokumentin e siguruar nga media.

Tutje, në vendim thuhet se MINT është e obliguar ta zbatojë këtë vendim, që ka nënshkrimin e kryeministrit Kurti.

Ligji për prokurimin ka për qëllim të sigurojë mënyrën më efikase, transparente dhe të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike, si dhe të gjitha burimeve të tjera të autoriteteve kontraktuese në Kosovë duke përcaktuar kushtet dhe rregullat që do të zbatohen, procedurat që do të ndiqen, të drejtat që do të respektohen dhe detyrimet që do të përmbushen nga personat, operatorët ekonomikë dhe organet publike që zhvillojnë, përfshihen, marrin pjesë ose interesohen, në aktivitetet e prokurimit ose që përfshihen ose kanë të bëjnë me fondet dhe/ose burimet e tilla.

Përjashtimi nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave, duke shfrytëzuar jotransparencën, i ka mundësuar Muharremit që të bënte dallavere me blerjen e vajit dhe grurit që ishin të destinuara për Kosovë, që dyshohet se nuk ka ardhur asnjëherë.

Kohë më parë media kishte publikuar një përgjim në të cilin dy zyrtarë të kësaj ministrie flisnin për këtë aferë. Ata e përmendnin edhe Ridvan Muharremin, një të afërm të kryeministrit Albin Kurti të cilit në një moment i referohen edhe si “dallaverxhi”.

Kompania polake prej të cilës ishte blerë vaji për Rezervën Shtetërore i cili dyshohet që nuk ka ardhur asnjëherë në Kosovë quhej Xanto dhe ajo nuk ishte lajmëruar më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat