Kryetari i Këshillit të Prindërve tregon se e kishin marrë punë të kryer sigurimin e librave: Jemi të shqetësuar

Aktuale

Kryetari i Këshillit të Prindërve tregon se e kishin marrë punë të kryer sigurimin e librave: Jemi të shqetësuar

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 17:36
Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha

Kryetari i Këshillit të Prindërve, Besnik Dragusha tha se janë të shqetësuar me njoftimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci se prindërve mund t’ju duhet t’i blejnë vetë librat e nxënësve, 10 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.

Dragusha tha në Frontal  se shpresojnë që mënyra e sigurimit të librave për të cilën foli sot Nagavci të mos jetë finale.…

“Si prindër jemi shumë të shqetësuar… Ne si Këshill i Prindërve të Kosovës kemi bërë kërkesë në Ministri që të bëhet edhe blerja e teksteve nga klasa e 6 deri në klasën e 9”, tha ai.

“Shpresoj që nuk është vendimi final ky”, tha ndër tjerash Besnik Dragusha.

Ai tha se e kishin marrë për punë të kryer sigurimin e librave nga Ministria e Arsimit, ndërsa i bëri thirrje ministres Arbërie Nagavci që që sa më shpejtë t’i sigurojë librat për nxënësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat