“S’do të mbesin të gjithë pa libra”, anëtari i Këshillit të Prindërve flet pas vendimit të MAShT-it

Aktuale

“S’do të mbesin të gjithë pa libra”, anëtari i Këshillit të Prindërve flet pas vendimit të MAShT-it

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 12:09
Foto ilustrim

Anëtari i Këshillit të Prindërve, Valdet Raka ka komentuar vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë rreth librave.

Sipas tj, ditëve të fundit është bërë temë vendimi i MAShT në lidhje me aplikimin online për tu pajisur me libra shkollorë!

Ky vendim, Raka thotë se përveç që është i vonuar, ka krijuar pasiguri dhe konfuzitet te qytetarët (mënyra e aplikimit, bartja e mjeteve financiare me kohë, mungesa e librarive në shumë vende etj.)

“Në mënyrë që të evitohen mosmarrëveshjet dhe vonesat e tilla, DKA në komunën tonë (Kaçanikut) në bashkëpunim me drejtorët e shkollave fillore duhet ta rishikojnë gjendjen e librave të dorëzuara në fund të çdo viti nga ana e nxënësve dhe të përpilojnë listën e atyre nxënësve që nuk kanë mundësi t'i blejnë, në mënyrë që tu ofrohen ato libra për shfrytëzim.

Duhet të ndërmerren hapa të tillë për t'i ikur shtyrjes së procesit mësimor”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat