Ambasada amerikane uron Ukrainën: Jemi të përkushtuar për të ardhmen tuaj të ndritur

Aktuale

Ambasada amerikane uron Ukrainën: Jemi të përkushtuar për të ardhmen tuaj të ndritur

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Shteti i Ukrainës shënon 32-vjetorin e pavarësisë.

Me këtë rast Ambasada e Amerikës në Prishtinë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka uruar Kievin duke i ofruar mbështetje për të ardhmen.

“Ukrainasit gjithmonë kanë mbrojtur të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin e tyre.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të siguruar të ardhmen e ndritur të Ukrainës, një të ardhme ku Ukraina është më e fortë, më demokratike, më e sigurt dhe më e begatë”, thuhet në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat