“S’ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve”, reagon ashpër Faton Peci

Aktuale

“S’ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve”, reagon ashpër Faton Peci

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 13:57
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka deklaruar se nuk ia ka frikën uzurpatoreve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë!

“Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufinjtë!

I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shëndrruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit!

Për koinçidencë edhe kumbara i tjetërsimit të pronave Fehmi Geci, përmes ish-punonjësve serb të IBK-së vazhdon ta përsërisë të njejtën frazë.

Ka patur dhe deputet që më kanë paditur, por askush në Kosovë nuk mund të flasë për një shkelje ligjore e hiç se hiç për keqpërdorim apo keqmenaxhim të një centi të taksapaguesve.

Sinkronizim i hatashëm e i vazhdueshëm!

Të mjerë!

Kosova qendron mbi themelin e gjakut të derdhur, e ka akoma njerëz në këtë vend që e dinë dhe e vlerësojnë këtë sakrificë!

Gjeni më poshtë vendimin së cilit i referohemi, me të gjitha detajet dhe dëshmitë dhe arsyeshmërinë ligjore”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat