Idrizi tregon për dëmin që do t’i shkaktohej Komunës së Vushtrrisë nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë

Aktuale

Idrizi tregon për dëmin që do t’i shkaktohej Komunës së Vushtrrisë nga falja e 100 eurove të tatimit në pronë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 19:33
Ferit Idrizi

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka deklaruar se dëmi që do t’i shkaktohej komunës të cilën ai e udhëheq nëse do të aprovohej falja e 100 eurove të tatimit në pronë është 1 milionë e 450 mijë euro.

Por që pavarësisht kësaj kryetari Idrizi tha se si komunë do të respektojnë çfarëdo urdhërese të Qeverisë apo Ministrisë së Financave.

“Ne e kemi ndërmend me thënë të drejtën me e respektu urdhëresat që kanë ardh nga Ministria e Financave. Unë po flas për ato defektet që nuk ishte dashtë me ndodhë, përndryshe çdo vendim që vjen nga Qeveria nga Ministritë ne si Komunë do ta respektojmë,  kjo shumë e mjeteve është dikund 1 milionë e 450 mijë euro vetëm për komunën e Vushtrrisë”, tha ai.

Teksa sa i përket kërkesës për një takim konsultativ me ministrin, Idrizi tha se këtë cështje do të duhej ta zgjidhte kryesia e Asociacionit të Komunave

“Mendoj që është e rrugës që institucionet qendrore meqë ne jemi shumë komuna dhe tash secili për vete me e kërkua ministrin mbase i bije edhe shumë.. e për si Asociacion mendoj që duhet ta pyesni kryesinë e Asociacionit ata që flasin në emër të Asociacionit”, shtoi Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat