Ish-zëvendësministri i arsimit: Në Kosovë jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt

Aktuale

Ish-zëvendësministri i arsimit: Në Kosovë jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:10
Xhavit Rexhaj

Xhavit Rexhaj, ish-zëvendësministër i arsimit në Kosovë, ka folur në lidhje me problemin për sigurimin e teksteve shkollore per femijët në klasat 1-5.

Rexhaj është shprehur se jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt.

“Ne në Kosovë jemi mësuar ta fillojmë vitin e ri shkollor në mënyrë të parregullt, prandaj nëse kjo do të rregullohej per një ose dy javë më shumë, e fëmijët të jenë më libra, kjo do të falej dhe do të ishtë në rregull”, ka thënë Rexhaj.

Rexhaj shton se problemi kryesor është koha e shkurtër. Ndonëse shfaq dilema nëse prindërit janë të gatshëm për rolin e tyre në këtë proces të ri.

“Konsideroj se problem është koha e shkurtë. Problem tjetër e shoh se të gjitha kategoritë e prindërve a janë të gatshëm për rolin e vet që e kanë tashmë në këtë proces të ri dhe mandej vjen një element tjetër, ai social”, është shprehur Rexhaj.

Ndërkaq Rexhaj thekson se ky problem nuk është risi për Kosovën, pasi probleme me libra ka pasur gjithmonë në Kosovë.

“Tekstet kanë qenë gjithmonë problem në sistemin tonë arsimor, nuk është kjo risi. Problemi me tekste nuk është diqka e re në arsimin kosovar, vetëm se tash ka më pak korrupsion, por do te ketë më shumë probleme”, ka theksuar Rexhaj.

Së fundi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka marrë vendim që të subvencionojë prindërit me nga 80 euro për blerjen e librave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat