Në Merdar dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Aktuale

Në Merdar dy orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Bashkatdhetarët që po kthehen nga pushimet në Kosovë, pasditen e sotme po përballen me pritje të gjata në vendkalimin kufitar me Serbinë në Merdar.

 

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të orës 19:44, bashkatdhetarët po presin deri në dy orë e gjysmë për të dalë nga Kosova. Kolona e automjeteve brenda Kosovës  në këtë pikë kufitare është deri në 1 kilometër.

Pritje deri në një orë ka edhe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku kolona e automjeteve arrin në 500 metra. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë vendkalim kufitar po pritet deri në 20 minuta.

Në vendkalimin kufitar në Jarinjë për të dalë nga Kosova po pritet 10 deri në 15 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk ka pritje në hyrje, as në dalje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat