Jasharaj: Viti shkollor s’do të fillojë si duhet, nxënësit të pa pajisur me tekste, faji i MASHT-it

Aktuale

Jasharaj: Viti shkollor s’do të fillojë si duhet, nxënësit të pa pajisur me tekste, faji i MASHT-it

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 12:05
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj është shprehur i lumtur që viti shkollor do të fillojë pa greva, por ai  shpreh se duket se Ministrinë e Arsimit dhe ministren Nagavci do ta kishte gëzuar më shumë greva.

Ai tha se ky vit shkollor do të fillojë i përcjellë me vështirësi, të cilat i krijoi MASHTI, me eksperimentin e gabuar për tekste shkollore.

“Ndjehemi të lumtur që ky vit shkollor po fillon pa greva e veprime sindikale dje kjo duhej ta gëzonte Qeverinë e veçmas ministren Nagavci, por duket se më shumë do t’i kishte gëzuar greva për ta drejtuar gishtin drejt nesh e për t’u heshtur lëshimet e mungesën e përgatitjeve që MASHTI është dashur t’i bënte. Ky vit shkollor do të fillojë i përcjellë me vështirësi, të cilat i krijoi MASHTI, me eksperimentin e gabuar për tekste shkollore”, ka thënë Jasharaj.

“Paraqitja e parë e zonjës Nagavci ishte e papranueshme kur ajo tha se do të keni tekste falas e do t’i keni në komuna e shkolla për nxënësit 1-5, por nxënësit 6-9, mësimdhënësit e tyre duhet të gjinden me tekstet e vjetra shkollore. Kemi reaguar sepse vet jemi punëtorë  të arsimit, kemi përvojë dhe e kemi të qartë se tekstet që janë përdorur vitin e kaluar, janë përdorë nga nxënësit të cilët edhe pa dashje i kanë dëmtuar, nënvizuar, ndonjë fletë e kanë dëmtuar, kurse fletoret e punës ata ia kanë plotësuar herë mirë e herë më gabime dhe unë konsiderojë se ato fletore pune nuk do të jenë të përdorshme këtë vit”, u shpreh ai.

Tutje, ai ritheksoi se ky vit nuk do të fillojë si duhet, sepse nxënësit sipas tij nuk do të jenë të pajisur me mjete shkolle, e kjo sipas tij me fajin e MASHT-it.

“Zonja Nagavci na doli herën e fundit me një lajm që i ka stresuar edhe prindërit, por edhe neve si mësimdhënës. Pasi ajo thotë se gjoja për ta mbrojtur buxhetin, gjoja se shtëpitë botuese tinëz paska ngritur çmime, ajo sjellë vendim që tekstet shkollore të shpërndahen nëpër librari, që një pjesë e qyteteve nuk ka fare dhe prindërit të vrapojnë në eKosova, të aplikojnë, të presin rimbursime dhe në këtë situatë ne si punëtorë të arsimit me vite, jemi të sigurt se viti shkollor nuk do të fillojë si duhet, ngase do të kalojnë ditë e nxënësit nuk do të jenë të pajisur me mjete shkollore e me tekste, jo me fajin e tyre, por me fajin e MASHTI-it”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat