Lushaku-Sadriu për videon e LVV-së: Material i pastër propagandues

Aktuale

Lushaku-Sadriu për videon e LVV-së: Material i pastër propagandues

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 22:46
Jehona Lushaku-Sadriu

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se video-të e LVV-së të cilat i cilëson si “propagandë” e subjektit, vien si rrjedhojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti gjatë kohës së saj në pushtet.

Si “material i pastër propagandues” është cilësuar video-ja e fundit e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje nga ana e anëtares nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu.

Lushaku-Sadriu ka vlerësuar se kjo vie si pasojë e paaftësisë së Qeverisë Kurti gjatë kohës së saj në pushtet dhe rënies në kundërshtim të qëndrimeve të vet subjektit në pushtet.

Ky është një material i pastër propagandues që ka bërë LVV tash e tri vite në qeverisje. Jemi mësuar të shohim akuza të drejtpërdrejta kundrejt opozitës edhe kundrejt media fatkeqsisht që është një shembull i paparë dnonjëherë në historinë e Kosovës. Kjo vjen për shkak të paaaftësisë së kësaj qeverisje për të dhënë zgjidhje konkrete për problemet që i ka Kosova dhe vjen pikërisht sepse është në ndesh të asaj çka ka premuar dhe asaj çka di të bëjë. Nga paaftësia për të ditur, për të dhënë zgjedhje konkrete, ajo ka zgjedhur të bëjë material propaganduese”, ka deklaruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat