Vuçiq: Patëm një “bisedë të mirë” me kongresistin amerikan Turner

Aktuale

Vuçiq: Patëm një “bisedë të mirë” me kongresistin amerikan Turner

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 12:18
Foto nga takimi

Kongresisti amerikan Michael Turner sot e ka takuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq me ç’rast kanë biseduar për çështjet aktuale në rajon si dhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Presidenti serb ka deklaruar se ka pasur “një bisedë të mirë” me Turnerin.

“Mirëprita dialogun dinamik politik me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe të Kongresit dhe theksova se jemi të përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm me SHBA”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Pas këtij takimi presidentin serb e pret në orën 12 edhe takimi me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat