Vuniqi “godet” veteranët: Ishin në gjumë kur Kosovës iu bënë këto gjëra - Kur ata ranë prej pushteti, veteranët u çuan!

Aktuale

Vuniqi “godet” veteranët: Ishin në gjumë kur Kosovës iu bënë këto gjëra - Kur ata ranë prej pushteti, veteranët u çuan!

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2023 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Kërcënimi i fundit i bërë ndaj kryeministrit Albin Kurti, ishte nga kryetari i OVL-së, Faton Klinaku.

Ai mes rreshtash kishte shkruar “Më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.

Për këtë ka pasur reagime të shumta.

Opinionisti Agim Vuniqi ka kritikuar veteranët për të cilët ka thënë se për të gjitha gjërat e këqija që i kanë ndodh Kosovës, ata kanë qenë në gjumë.

Ai madje, përmes një fotoje ka listuar gjitha atë gabime që iu bënë Kosovës, e ata heshtën.

Image
Foto: Facebook

Ndër to shkruan se, ku ishin veteranët kur u nënshkrua Zajednica, kur u themelua Gjykata Speciale, kur u dha tokë me demarkacione e shumë të tjera.

“Sot, kur të gjithë ata që ia bënë Kosovës këto ranë prej pushteti, veteranët u çuan”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat