Tahiri: Qeveria nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën, vendimi për librat është skandaloz

Aktuale

Tahiri: Qeveria nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën, vendimi për librat është skandaloz

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 13:25
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sot si opozitë jemi bashku me kërku ballafaqim të së vërtetës lidhur me tekstet shkollore, sepse konsiderojmë se është bërë padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Mungesa e guximit për tu ballafaquar me të vërtetën. E vërteta është se kudo në secilin sektor që kjo qeveri dhe ky kryeministër ka prek aty ka qenë dështimi”, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se ne nëse është obligim ligjor që MASHTI tekstet me i dërgua në shkolla, atëherë përse ato nuk janë në shkolla po në librari.

“Ky vendim është skandaloz dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, tha se mazhoranca ka qasje arbitrare dhe autoritare, e cila sipas tij është verbëruar në gërzhojën e mendimit politik të LVV-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat