Me përshëndetje të ngrohtë dhe mahnitëse, presidentja Osmani publikon fotografi nga Berati

Aktuale

Me përshëndetje të ngrohtë dhe mahnitëse, presidentja Osmani publikon fotografi nga Berati

Nga: M.H. Më: 5 shtator 2023 Në ora: 19:27
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani përmes një fotografie në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur qytetarët.

Kjo foto u realizua nga qyteti i Beratit të Shqipërisë, përcjell “Bota sot”.

“Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë”, u shpreh ajo.

Postimi i plotë

Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve!

Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve.

Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat