Zgjedhjet në veri përplasin Spahiun e Matoshin – “Sa votues kanë votu bre?”

Aktuale

Zgjedhjet në veri përplasin Spahiun e Matoshin – “Sa votues kanë votu bre?”

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 22:42
Spahiu, Matoshi

Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se prej katër kryetarëve një mund të mos jep dorëheqje.

Sipas tij nuk parashihen tortura për t’i bindur që të japin dorëheqje.

Me këtë deklaratë të Spahiut nuk u pajtua analisti Halil Matoshi duke thënë se Kosova nuk ka ligj për referendum dhe kështu pyeti se ku janë bazuar për organizimin e mini referendumit në veri.

“Është jokushtetuese me 20% të nënshkrimeve me u largu kryetarët e komunave, kjo krijon precedent”, tha Matoshi.

Sipas tij ky është një proces shumë i komplikuar dhe nuk ka mbështetje juridike.

Matoshi e Spahiu u përplasen për zgjedhjet e fundit në verime ç’rast Matoshi pyeti Spahiun se për cilët votues po flet, “sa votues kanë votu për ata kryetar”, tha Matoshi.

Matoshi tha që ata duhet të japin dorëheqje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat