Besnik Bislimi flet pas takimit me Miroslav Lajçakun, tregon çka diskutuan

Aktuale

Besnik Bislimi flet pas takimit me Miroslav Lajçakun, tregon çka diskutuan

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 00:46
Pamje nga takimi në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qëndruar në Bruksel ku është takuar me emisarin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Twitter, Bislimi ka shkruar se Kosova mbetet palë konstruktive në dialog.

Bisedime mbi procesin e dialogut sot para takimit të nivelit të lartë javën e ardhshme”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

“Kosova mbetet konstruktive dhe insiston që të sigurohet barazi e plotë mes palëve në dialog”.

“Marrëveshja bazike duhet të zbatohet në tërësi dhe pa vonesa. Plani fer dhe i sekuencuar me ekuilibër është krucial”.

Kurse emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se kanë diskutuar rreth përgatitjeve për takimin e nivelit të lartë që pritet të mbahet javën e ardhshme.

“Faleminderit zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për takimin sot në Bruksel. Ne patëm një diskutim të gjatë dhe thelbësor në përgatitjen e takimin e nivelit të lartë të javës së ardhshme. Fokusi ynë kryesor ishte se si të avancojmë normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat