Ministrja austriake Edshtadler: Ftoni Ballkanin perëndimor në tavolinën e BE-së, por pa drejtë vote

Aktuale

Ministrja austriake Edshtadler: Ftoni Ballkanin perëndimor në tavolinën e BE-së, por pa drejtë vote

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 13:08
Karolin Edtshtadler

Ministrja austriake për Evropë Karolin Edtshtadler ka deklaruar se vendi i saj angazhohet për integrimin e vendeve kandidate në BE në faza.

Atyre vendeve para pranimit formal duhet mundësuar të “ulen në tavolinë e BE-së” dhe të marrin pjesë në dialog por pa të drejtë vote, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Edshtadler në intervistë për radion shtetërore austriake vlerësoi se tahs është koha e përshtatshme për një ndryshim të tillë në procesin e zgjerimit të BE-së.

Ajo përkujtoi se ajo dhe shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shalenberg një propozim të tillë e kanë shpreh si ide, por tash është moment për realizimin e tij.

"Jetojmë në kohë të sfidave të mëdha , po përjetojmë luftë në trollin evropian. Kur do jetë momenti nëse jo tash për reformimin e procesit të zgjerimit. Koha është për ide të mëdha dhe të kuptohet se edhe banorët janë pjesë e kësaj” tha Edshtadler.

Perëndimi sipas sah me vjet vuan nga euro-integrimi i Ballkanit “ku shumëçka ngec” e tash “duhet hap pas hapi dhe orientim “ në rrugën evropiane.

Qëllimi i euro-integrimit mbetet anëtarësimi i plotë, por rruga deri atje është përplotë “reforma të dhembshme", andaj “nuk mund të presim që kjo të ndodhë nga sot deri nesër” tha ministrja austriake duke vlerësuar se integrimi shkall-shkallë do jetë shpërblim për punën e rëndë të vendeve kandidate.

Integrimi i përshkallëzuar i vendeve kandidate përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën do mundësonte përshtypjen se edhe ato janë pjesë e krijimit të politikës evropiane edhe nëse nuk kanë drejtë vote, u shpreh ajo.

E pyetur si do duket kjo, ajo tha se bisedimet me BE janë proces shumë strikt që zhvillohet me kapituj, kur një vend mbyll një prej tyre bie fjala për arsim e shkencë, duhet të i mundësohet që rreth atyre temave të jetë pjesë e bisedimeve në BE për atë temë, sqaroi Edshtadler.

Ajo shtoi snga përvoja e saj në vitet 2020 dhe 2021 pak lider nga BE mbështetën zgjerimin, por tash shumica janë për zgjerim “për shkak mendjes së shëndoshë dhe ndikimit të madh të Kinës edhe Rusisë” në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat