Qalaj: Hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të shkuar në veri, shkaku i Kurtit

Aktuale

Qalaj: Hera e parë që Njësisë Speciale i duhet leje për të shkuar në veri, shkaku i Kurtit

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 15:17
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashiq Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashiq Qalaj, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kërkesë nga ndërkombëtarët që Policia të marrë leje për të vepruar në veri të vendit. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak të moskoordinimit të Qeverisë me aleatët ndërkombëtarë.

Duke iu përgjigjur deklaratave të sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it, Qalaj thotë se kjo është bërë falë veprimeve të pakoordinuara të kryeministrit Kurti me aleatët.

Duke folur për vizitën e deputetëve në selinë e NATO-s, Qalaj thotë se përfaqësuesit e NATO-s kanë shprehur shqetësimin për situatën në veri.

“Ne kemi qenë një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Kosovës në vizitë në asamblenë parlamentare të NATO-s dhe pak a shumë i kemi pritur këto qëndrime të cilat janë shprehur dej në konferencën për shtyp nga sekretari i NATO-së dhe presidentja e Kosovës. Me qenë se tërë kohën sa kemi qenë ne në vizitë pra gjithë deputetë e partive politike që kemi përfaqësuar atë delegacion, shqetësimi kryesorë ka qenë veriu dhe shqetësimi kryesor ka qenë po flasë nga pala e NATO-së deeskalimi sa më i shpejt i situatës në veri. Në këtë frymë e shoh edhe deklaratën që e ka dhënë sekretari i NATO-së edhe pse për mua është i çuditshëm çështja e involvimit të njësive speciale të Policisë në deklaratën e tij. Mirëpo kjo është si pasoj e një mos koordinimit  të veprimeve të qeverisë së Kosovës, Ministrisë se Brendshme me partneret tanë strategjikë”, thotë ai për eo.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkesë e as një kufizim qe njësia speciale e Policisë së Kosovës të marr leje nga KFOR-i për të vepruar në veri.

“Deri më tani nuk ka pasur kurrë as një kërkese, as një kufizim, as një marrëveshje që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i apo ndonjë institucion tjetër ndërkombëtar të sigurisë. Po e përsërisë, deri më tash është hera e parë që kërkohet që Policia e Kosovës duhet të marr leje nga KFOR-i për prezencën e saj në veri, po flas për njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Dhe unë mendoj që atë që kemi thënë si opozitë tërë kohën mendoj që Qeveria e Kosovës ka gabuar shumë që veprimet i ka ndërmarr në veri pa koordinim me partnerët tanë e sidomos pa koordinim me SHBA-në”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat