Ambasadori i ri i Qipros në Serbi: Vazhdon të mbetet qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës

Aktuale

Ambasadori i ri i Qipros në Serbi: Vazhdon të mbetet qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 19:03
Andreas Fotiou

Ambasadori i ri i Qipros në Serbi, Andreas Fotiou, ka thënë se shteti i tij vazhdon të mbajë qëndrimin për mos njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Këta e ka thënë ai në një takim me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq.

Orliq ka falënderuar Qipron “për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë” dhe për qëndrimin që Qipro ka mbajtur në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Fotiou njoftoi se do të punojë në “forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit, veçanërisht në promovimin e Serbisë tek investitorët qipriotë dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat