Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Aktuale

Murati: Mbi 250 milionë euro investime për Lojërat Mesdhetare

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 19:07
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se mbi 250 milionë euro janë ndarë investime për Lojërat Mesdhetare 2030.

Ai thotë se investimet janë ndarë në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive.

“Mbi 250 milionë euro investime publike në stadiume, pishina, salla sportive e infrastukturë tjetër sportive. Edhe qindra miliona euro tjera investime private në akomodim, hoteleri e turizëm”, ka shkruar Murati në Facebook.

Tutje, ai thotë se përmes Lojërave Mesdhetare do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare.

“Krahas përfitimeve direkte financiare që do të vijnë me organizimin e Lojërave Mesdhetare, përmes tyre do të konsolidohet imazhi shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcohet përkatësia dhe identiteti shtetëror si dhe do të investohet në infrastrukturë fizike të modernizuar”, ka shkruar tutje ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat