Kurti e Vuçiq me 14 shtator në Bruksel, Limaj tregon se çka pret nga ky takim

Aktuale

Kurti e Vuçiq me 14 shtator në Bruksel, Limaj tregon se çka pret nga ky takim

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 08:17
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me takimin e 14 shtatorit në Bruksel, ku do të përballen Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Limaj ka thënë se Kurti e Vuçiq do të vazhdojnë “dramën artificiale”. Sipas Limajt, Kurti e Vuçiq”vazhdojnë të përfitojnë njëri nga tjetri”.

“Vazhdon aty ku ka mbetur. Atë dramën artificiale që e kemi pa tash e sa kohë mes tyre dyve, Albinit dhe Vuçiqit. Vazhdojnë të përfitojnë njëri nga tjetri. Normalisht për sa tolerohen nga situata e krijuar këtu dhe ndërmjetësit. Pra, do vazhdojnë njëfarë loje artificiale, siç thash tensionim e shtensionim, varësisht sipas nevojave që ju kërkon tregu i tyre i brendshëm për ta shitur në opinionin publik si në Serbi, si në Kosovë”, ka deklaruar Limaj.

Limaj ka thënë se në çfarëdo situate, Kosova rrezikon të humbë meqë siç thotë Vuçiqi s’ka çka të humbë tjetër.

“Vuçiqi asgjë tjetër s’ka cka humbë. Cka ka me humbë Vuçiqi në raport me Kosovë. Në cfarëdo situate ai vetëm mund të përfitojë. Për të humbur, jemi ne, në të gjitha drejtimet, edhe në marrëveshje edhe në situatën e krijuar, edhe në masat edhe në pozicionin tonë ndërkombëtar”, ka deklaruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat