Osmani: Ishte një gëzim i madh, barazimi u përjetua si një fitore për Kosovën

Aktuale

Osmani: Ishte një gëzim i madh, barazimi u përjetua si një fitore për Kosovën

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 23:08
Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas barazimit të Kosovës me Zvicrën me rezultat 2-2.

Osmani për Klan Kosova theksoi se ky barazim u përjetua si një fitore për Kosovën.

“Urime gjithëve për këtë rezultat, ky barazim u përjetua si një fitore e madhe për Kosovën”, u shpreh Osmani.

“Ishte një gëzim i madh, e gjithë loja sonte ishte shumë e mirë me shumë momente dhe emocione që kanë bërë të kënaqemi”.

“Emrat e futbollistëve do të jehojnë anekënd botës, ka punë për të bërë. Me sa shumë guxim po i mbrojnë ngjyrat e Republikës së Kosovës”.

“Xherdani Graniti që po luajnë për kombëtar të tjera, tashmë kanë dëshmuar çfarë impakti pozitiv kanë krijuar për Republikën e Kosovës, ne ishim me Kosovën, por kudo që është Zvicra, do të vazhdojmë ta përkrahim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat