Kurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030

Aktuale

Kurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 10:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehen me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive, pasi Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellin në Kosovë.

Kurti ka postuar një video në Facebook, ku edhe ka shkruar se 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t'u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive.

“Mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehemi me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive. Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim në Kosovë. 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t'u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive, mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat