22-vjetori i sulmeve terroriste në ShBA, Haradinaj: Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë

Aktuale

22-vjetori i sulmeve terroriste në ShBA, Haradinaj: Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 10:56
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan dhe familjet që humbën të afërmit e tyre në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

Haradinaj ka thënë se ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë. “Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan. Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Kosova kujton!

Populli i Kosovës bashkëndjen me popullin amerikan, jo vetëm në këtë ditë të përvjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, një tokë që mbrojti lirinë tonë.

Bashkëndjejmë me familjet që humbën të afërmit e tyre në këtë tragjedi, me kombin dhe shtetin amerikan.

Ishim dhe do të jemi përherë krah Amerikës, për demokraci dhe paqe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat