Nis Samiti i Brdo Brijunit, bëhen bashkë në një tryezë Osmani dhe Vuçiqi

Aktuale

Nis Samiti i Brdo Brijunit, bëhen bashkë në një tryezë Osmani dhe Vuçiqi

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka nisur Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Brdo Brijunit.

Në këtë organizim është duke marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osman.

Ky takim po organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Samiti i Brdo-Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat