“Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës”

Aktuale

“Serbia po mundohet që me çdo kusht ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës”

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Specialisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Bashkim Iseni, i ka komentuar deklaratat ish-ministrit gjerman për Evropën Michael Roth, gjatë takimeve të tij me udhëheqësit e shtetit të Kosovës.

Iseni tha në Edicionin Special se Roth e ka demaskuar qasjen e shtetit serb ndaj Kosovës.

“Serbia e humbi betejën por ende konsideron se nuk e ka humbur betejën në Kosovë dhe mundohet që me çdo strategji ta marrë ndonjë pjesë të Kosovës, ose për të kontrolluar territore që i kanë synuar historikisht”, tha Iseni në Klan Kosova.

Ai iu bëri thirrje klasës politike në Kosovë që të bashkohen për temat të cilat janë në interes nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat