Kurti dhe Katz planifikojnë rritjen e vizitave mes Kosovës dhe Izraelit

Aktuale

Kurti dhe Katz planifikojnë rritjen e vizitave mes Kosovës dhe Izraelit

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:18
Kurti dhe Katz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar sot me ministri izraelit të turizmit, Haim Katz.

Në këtë takim është diskutuar mundësia e rritjes së vizitave dypalëshe, ku përfshihet edhe ndarja e thesareve kulturore dhe forcimi i lidhjeve shtetërore, raporton Indeksonline.

Pas takimit, Kurti u shpreh se Izraeli ofron mësime të vlefshme.

“Ishte një kënaqësi e madhe të prisja sot ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz. Ne hulumtuam mënyra konkrete për të rritur vizitat dypalëshe, për të ndarë thesaret kulturore dhe për të forcuar lidhjet tona të sapokrijuara, por në rritje të shpejtë. Izraeli ofron mësime të vlefshme” tha Kurti në reagimin e tij.

Paraprakisht, Katz u takua edhe me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën biseduan për finalizimin e procesit të heqjes së vizave për Kosovën, si dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat