Faton Klinaku: Po i bëjmë përgatitjet për protesta

Aktuale

Faton Klinaku: Po i bëjmë përgatitjet për protesta

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 19:52
Faton Klinaku 

Kërkesë e vazhdueshme e veteranëve ka qenë që të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale, por që një gjë e tillë nuk u mor parasysh nga pushteti.

Por Organizata e Veteranëve nuk do ta lë me kaq.

Faton Klinaku  tha se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Mendojmë që të bëjmë protesta përsëri rreth veteranëve të luftës, apo beneficionit që kjo Qeveri në Kuvend me dy lexime i ka heq edhe nga Paga Minimale, dhe ne tani po presim që të kthehet nga Gjykata Kushtetuese meqenëse i ka dërguar deputetët në Gjykatë Kushtetuese. Po presim që Gjykata Kushtetuese t’ia hedh poshtë sepse mendojmë që aty kanë bërë shkelje ligjore”, tha ai.

Veteranët janë duke bërë përgatitje për protesta, në rast se nuk hedhet poshtë nga Kushtetuesja.

“Ne vazhdimisht kemi bërë përgatitje, jemi duke bërë përgatitje për të protestuar, për të bërë protesta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat