Ngjarjet e datës 15 shtator

Aktuale

Ngjarjet e datës 15 shtator

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 22:17
Prishtina

Ngjarjet e datës 15 shtator, 2023.

Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, organizon konferencën “Të kuptojmë Dobësitë e Kosovës në Shëndetësi dhe Mjedis”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe forumZFD promovojnë manualin e gazetarisë “Raportimi i përgjegjshëm për ballafaqimin me të kaluarën” dhe prezanton projektin “Raportimi i i senzibilizuar për konflikt në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”. (Qendra për Praktikë Narrative, Rr. “UÇK”, Prishtinë, ora 10:00).

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe U.D drejtoresha e USAID, Kerry Monaghan Hogler nënshkruajnë marrëveshjen e grantit në vlerë prej 34 milionë e 727 mijë dollarë. (Kabineti i Presidentes, ora 11:00).

Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Do të hapen dyert për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues, si dhe do të ketë disa aktivitete të ndryshme:

10:00 Hapja e dyerve të Kuvendit

10:00 Ceremonia e Hapjes së Ditës së Demokracisë

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë

Blerta Deliu Kodra, anëtare e Forumit për Transparencë

(Holli i Kuvendit)

10:00 Panairi i organizatave të shoqërisë civile

(Holli i Kuvendit)

10:30 Punëtori për Demokraci – Demos-ti

(Oborri i Kuvendit)

11:00 Lojë shahu nga persona të verbër

(Holli i Kuvendit)

11:15 Publikimi i Doracakut për Nisma Legjislative Qytetare –

Instituti i Kosovës për Drejtësi (Salla 506)

14:00 Publikimi i video-intervistave me nxënës filloristë - Programi mbështetës i Parlamentit të Zvicrës (faqja e Kuvendit në Facebook)

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) mban protestë për të kundërshtuar arrestimet dhe bastisjet e fundit që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara. (Para Zyrës së EULEX-it, Fushë-Kosovë, ora 12:00)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, së bashku me Forumin për Transparencë Parlamentare të Kuvendit të Kosovës dhe me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF) publikon: “Doracakun për Nisma Legjislative nga qytetarët”. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:15 – 12:30)

Komisioni Qendror Zgjedhor mban mbledhjen e radhës (KQZ, ora 13:30).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Ligjin për Zyrtarët Publik, konform Aktgiykimit të Gjykatës Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 14:00). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat