Historia e përballjeve Kurti – Vuçiq

Aktuale

Historia e përballjeve Kurti – Vuçiq

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:21
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Me njëri tjetrin njihen që para luftës, njëri pjesë e protestave studentore dhe pjesë e Zyrës për UÇK-në e udhëhequr nga Adem Demaçi, tjetri ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviqit.

Historia deshi që 20 vjet më vonë, njëri Kryeministër i Republikës së Kosovës tjetri President i Serbisë, për herë të parë kokë më kokë u takuan më 14 shkurt 2020.

Që atëherë Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi janë takuar disa herë, në kuadër të procesit të dialogut.

Kulminacioni i pajtimit dy-palësh nisi në Ohër më 27 shkurt, kur palët u pajtuan për përmbajtjen e marrëveshjes e cila është produkt i planit franko-gjerman.

Megjithëse nuk u hodhën nënshkrimet në fletë, më vonë më 18 mars, u arrit marrëveshja për zbatim, apo siç njihet aneksi për zbatim i cili është pjesë integrale e marrëveshjes.

Por, që nga kjo periudhë dy politikanët ballkanik që përballjet i kanë të ashpra mes vete, nuk janë parë më sy me sy.

Distancën e thelluan edhe më shumë tensionet në veri që u shfaqën në fund të muajit maj.

Madje Kosova përfundoj edhe nën masa nga Bashkimi Evropian, si pasojë e këtyre veprimeve, që nuk u prit aspak mirë nga ana e Kosovës.

Edhe vëzhgues të procesit të dialogut mendojnë se BE ka një dozë të anshmërisë edhe për faktin se brenda Unionit disa shtete nuk e njohin Kosovën, përfshirë Spanjën dhe Sllovakinë prej nga vijnë ndërmjetësuesit, Borell dhe Lajçak.

“Për shembull Borell është përfshirë në një skandal diplomatik, për shkak të deklaratave të tij në lidhje me shtetet jo-anëtare të BE-së të cilat i ka krahasur me një gjungëll. Dhe gjithë kjo e vë në pikëpyetje kredibilitetin e dialogut”, ka deklaruar Seb Bytçi, Profesor.

Profesori Bytyçi ka vërejtje edhe për procesin e implementimit të marrëveshjeve.

“Vazhdimisht ka thirrje për Kosovën që t’i implementojë disa pika të caktuara të marrëveshjeve të mëhershme mirëpo asnjëherë nuk ka thirrje për Serbinë që ta implementojë një pikë të caktuar të ndonjë marrëveshjeje.”

Shembull konkret pa-barazinë dhe për mos-dëgjueshmërinë ndaj BE-së dhe marrëveshjeve, sipas Bytyçit është mos-shuarja e strukturave paralele të dirigjuara nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat