Maliqi: Dialogu Kosovë-Serbi ka vdekur

Aktuale

Maliqi: Dialogu Kosovë-Serbi ka vdekur

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 23:49
Opinionisti Agon Maliqi 

Opinionisti Agon Maliqi  në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli për takimin e sotëm në Bruksel, ku tha se rezultati ishte brenda prishtshmërive.

Sipas tij, askush nuk priste se do të kishte ndonjë lëvizje përpara.

Ai u shpreh se qysh prej mënyrës se si u arrit marrëveshje e Ohrit, e deri tek situata e krijuar në veri, sipas tij, është e qartë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vdekur.

“Besoj që rezultati ishte brenda pritshmërive, askush nuk kishte ndonjë prishtshmëri se do të ketë lëvizje përpara, qysh prej mënyrën se si u arrit marrëveshje e Ohrit, e cila ishte gjithçka përveçëse marrëveshje, plan zbatimi, sepse nuk kishte asgjë konkrete dhe mënyra se si shkojë ajo çështja e tensioneve në veri dhe u krijua ky problemi i institucioneve në veri dhe i nevojës për zgjedhje të reja atje, është e qartë që dialogu ka vdekur”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat