Ashton kërkon përparim në dialog: Duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Aktuale

Ashton kërkon përparim në dialog: Duhet të ketë normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 10:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton, ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të ecë përpara dhe të ketë normailizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, në konferencën e Grupit për Ballkan, baronesha Ashton e cila ka qenë ndërmjetësuese e dialogut më herët, ka rrëfyer vështirësitë që ka pasur në këtë proces.

Ajo ka thënë se negociatat për arritjen e marrëveshjes në vitin 2013 kanë qenë të ndërlikuara, por më sfidues sipas saj u bë pastaj implementimi.

Në anën tjetër, ambasadori Philp Reeker, ish zyrtar i lartë i ShBA-ve, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi do t'i ofrojë më shumë siguri dhe zhvillim Ballkanit Perëndimor

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat