Vuçiq njofton për takim me Sarrazinin: I kërkova sa më shumë përfshirje të ndërkombëtarëve për veriun

Aktuale

Vuçiq njofton për takim me Sarrazinin: I kërkova sa më shumë përfshirje të ndërkombëtarëve për veriun

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 12:01
Foto nga takimi

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të djeshëm në Bruksel.

Siç ka njoftuar ky i fundit në Instagram, ata kanë folur për këtë takim, situatën në rajon, marrëdhëniet dypalëshe me Gjermaninë, “rrugën europiane të Serbisë dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor”.“Diskutuam gjithashtu për përfshirjen të sa më shumë aktorëve relevantë ndërkombëtarë në de-përshkallëzimin e situatës në Kosovë, por edhe për t’i dhënë një vrull të ri integrimit europian të rajonit, i cili do të kontribuonte ndjeshëm në stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Vuçiq.

Takimi i djeshëm i nivelit të lartë Kosovë-Serbi përfundoi pa sukses. Kryeministri Kurti ka thënë se u kushtëzua me themelimin e Asociacionit, për shkak të së cilit tha se ka refuzuar. /Express/

Ukraina raporton për suksese në fushëbetejë para takimit Biden-Zelensky

Read more

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat