Klinaku: Shteti të mos lejojë që persona civil e me kapele në kokë të na hyjnë në shtëpi

Aktuale

Klinaku: Shteti të mos lejojë që persona civil e me kapele në kokë të na hyjnë në shtëpi

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 13:05
Faton Klinaku

Organizata e Veteranëve të Luftës ka protestuar para zyreve të EULEX-it, për të kundërshtuar kështu bastisjet e e fundit, ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së.

Protesta ka përfunduar, derisa protestuesit kanë gjuajtur telefonat e tyre para zyrës së EULEX-it, në shenjë pakënaqësie ndaj bastisjeve të fundit që po bën EULEX-i, i cili ka konfiskuar disa telefona.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së Faton Klinaku tha se dhomat e specializuara po gjykojnë vetëm shqiptaret  dhe UÇK në dhe jo krimet e kryera në Kosovë.

 Ndërsa kërkoi që shteti të merret seriozisht me këtë çështje, e të mos lejojë që njerëz civil e me kapele, t’u hyjnë në shtëpi.

“Jemi dëshmitarë që  Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX  janë duke i shqetësuar familjet e  bashkëluftëtarëve  tanë dhe familjet e dëshmorëve. Duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë,  gjoja intervistime, duke i bastisur e konfiskuar telefonat e tyre personal. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Kjo gjë po bëhet në shtetin tonë, si dikur në kohen e pushtuesit. E institucionet tona vetëm po heshtin. Meqenëse po na hyjnë dhe në shtëpi duke na shqetësuar familjet, ne e thirrem këtë protestë kunder Zyrës së prokurorit të specializuar dhe EULEX -it duke pasur parasysh që k ësht reagues I parë. Kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe të mos lejojë që persona civil qofshin ata të ZPS së apo eulexit pa policinë e  Kosovës të na hyjnë dhe në shtëpi. Përndryshe do të ketë  reagime të vazhdueshme qytetare. Pavarësisht se ne si kemi njohur dhuomat e specializuar asnjjerë se kemi pëenguar drejtësisë”, tha ai.

Klinaku ndër të tjera pohoi se nëse EULEX do që t’ua marr telefonat, atë duhet ta bëjnë përmes kërkesës drejtuar policisë së Kosovës, e jo në këtë mënyrë.

“Telefoni është i imi po këta se marrin. Këtu është Policia e Kosovës, jemi shtet nëse këta kanë nevojë për telefonat tonë, policia janë. Ne flasim në telefona ata vazhdimisht po na përgjojnë. S’kanë nevojë të na konfiskojnë telefonat sikur hajna e kriminel. Ne kemi mendu që tu japin telefona nëse iu duhen. T’i marin nëse iu duhen”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat